Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Kristian Markut në Novoselë/ Policia në gjurmët e autorëve, arrestohet 36-vjeçari i përfshirë në krim (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Kristian Markut në Novoselë/ Policia në gjurmët e
Kristian Marku

Një 36-vjeçar nga Kukësi ka rënë në prangat e policisë si i dyshuar në përfshirjen e vrasjses së Marku alias Kristian Bardhi, krim i ndodhur më 13 janar 2025 në autostradën Fier-Vlorë.

I dyshuari është Erald Cenaj, banues në Kukës dhe akuzohet për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se 36-vjeçari i ka siguruar autorit/ëve makinën që ka përdorur natën që ka kryer atentatin.

Njoftimi i policisë:

Veprime të thelluara hetimore, bazuar edhe në inteligjencën informative, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më 13 janar 2025, identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit/ëve.

Siguroi automjetin e përdorur për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi, ndalohet 36-vjeçari me origjinë nga Kukësi.

Në vijim të veprimeve intensive nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit:

E. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është siguruar nga shtetasi E. C., lindur dhe banues në qytetin e Kukësit.

Njëkohësisht, gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Rreth orës 18:30 të 13 janarit, 30-vjeçari, u qëllua me breshëri plumbash në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë ku dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Në momentin e ngjarjes Kristian Marku, i njohur dhe si Kristian Bardhi, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Vlorës, kur autorët që dyshohet se ishin tre, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Sapo i riu është futur në këtë mbikalim, autorët e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Burime për mediat bëjnë me dije se tre plumba kishin kapur Markut, të cilat rezultuan fatale për të duke i marrë jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese