Hapësire reklamuese

Menu kryesore

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, Gjykata e Apelit lë në burg Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiun

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, Gjykata e Apelit lë
Viktima, ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiun.  Ato akuzohen si të përfshirë në atentatin ndaj ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja në Larushkë të Fushë-Krujës.

Ndonëse të arrestuarit kërkuan nga gjykata ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një masë sigurimi më të butë si ajo e “arrestit në shtëpi”, por Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Sipas grupit hetimor, Ilir Beqaraj është personi që ka transportuar 4 atentatorët me një automjet tip "Golf" me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, nga vendi ku u dogj makina e parë “Land Rover Discover” në fshatin Hasan, në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, devijuan djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Edison Haxhiu rezulton të jetë pronari i “Golfit”,  ndërsa deri tani për të akuza është për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, por nuk i dihet më shumë për përfshirjen e tij.

Kujtojmë që Gentjan Bejtja ka qenë në oborr duke vaditur disa fidanë domate, ku autorët të maskuar dhe veshur me të zeza kanë hyrë në portë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt tij.

Autorët dyshohet se qëlluan që nga porta dhe më pas për të siguruar se e kishin vrarë, i janë afruar dhe e kanë qëlluar sërish. Plot 30 plumba kanë përshkruar trupin e Bejtjas që i shkaktuan edhe vdekjen.

Ish-polici i burgjeve, i cili i kishte shpëtuar disa herë atentateve e dinte se ishte në shënjestër dhe ndaj nuk jetonte në Fushë-Krujë, por ishte kthyer ditën e fundit pasi po bënte disa procedura për të shitur shtëpinë e tij, gjë të cilën do ja besonte djalit të xhaxhait, ndërsa vetë kishte planifikuar që të largohej nga Shqipëria së bashku me familjen.

 

 


Viktima, ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese