Porkuroria ka kërkuar 12 vite burg për Orgito Çarçiu, i cili dyshohet se ka vrarë me thikë pas një sherri bashkëmoshatarin e tij Fatjon Bici. Po ashtu prokuroria ka kërkuar nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunorët e tij, çka nënkupton maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i drejtësisë penale për të mitur.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj 2023, në Grmash. Konflikti që u bë shkak për krimin kishte nisur disa ditë para ngjarjes, pasi të rinjtë kishin shkëmbyer sharje në rrjetet sociale. Debati mes tyre përshkallëzoi mesditën e 16 majit, kur 4 adoleshentët sulmuan me thikë dhe doreza 15-vjeçarin Marko Liçi, ndërsa viktima Fatjon Bici, i cili ishte dhe kushëriri i adoleshentit u fut për t’i ndarë, mirëpo fatkeqësisht rezultoi fatale për të. Fatjon Bici u qëllua me thikë në zemër dhe si pasojë gjeti vdekjen.
Shkolla 9 vjeçare “Asllan Shahini”, aty ku dhe adoleshentët studionin asoj kohe tha se Fatjoni ndodhej rastësisht aty dhe se u përpoq që të ndante bashkëmoshtarët që po konfliktheshin. Ai nuk ishte pjesë e sherrit që kishte nisur para disa kohësh në rrjete sociale, por ishte kushëriri i tij.
Sherri nuk kishte një motiv të qartë, por adoleshentët ishin grindur në një park lojërash e më tej i tregonin forcën njeri-tjetrit ne rrjetet sociale. Konflikti që zhvillohej prej dy muajsh nuk u parandalua nga mësuesit as prindërit derisa përfundoi në tragjedi.