Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hiraj

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Gjykata e Lartë
Ibrahim Basha dhe Ruhan Hiraj

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e paraqitur nga Ruhan Hiraj për rishikimin e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm në datë 18 shkurt të vitit 2021 ku u dënua me 15 vite burg. Ruhan Hiraj është pjesëtar i një grupi kriminal, përgjegjës për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, në Lazarat në 24 qershor 2015.

Kjo ngjarje në Lazarat ndodhi pasi forcat RENEA ndërhynë në zonë pas disa të shtënave me armë një natë më parë. Autokolonat e blinduara janë përballur me një makinë të titpit “Benz” të mbushur me armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Forcat e policisë kanë arrestuar menjëherë personin që po drejtonte automjetin ndërsa të shtëna armësh u dëgjuan prej një distance jo të largët. Vetëm një plumb ka goditur eskortën e policisë i cili qëlloi fatal për efektivin e RENEA-s Ibrahim Basha.

Në atë kohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi për gjykim 11 persona si të pandëhur të dosjes “Lazarati 2”, të gjithë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Ndër këta edhe Ruhan Hiraj i akuzuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese