Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, vëllai mes lotësh: Nuk kemi pasur konflikte, shihnim vetëm punën tonë

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, vëllai mes lotësh:
Dy vëllezërit e vrarë në Roskovec

Vëllai i dy vëllezërve të vrarë fshatin Kurjan në Roskovec ka folur për ngjarjen e rëndë që i tronditi familjen. Në emisionin "Me zemër të hapur" në News24,  Kurtaj tregoi mes lotësh se nuk kishin pasur konflikte me autorin apo familjen e tij.

“Nuk kemi pasur problematika asnjëherë, jo me Altinin po me askënd. Nuk flas dot, nuk mundem. Ne nuk kemi pasur probleme me ta. Më pas ngjarjes kam marrë vesh që ata ishin problematikë. Kemi qenë në punën tonë. Dhe kur grindeshin fëmijët, ne iu flisnim fëmijëve tanë”, tha ai.

Lajmin për vdekjen e vëllezërve, Guximi tregoi se e mori nga mbesa e tij.

“Lajmin ma dha mbesa. Atë ditë nuk i kisha marrë në telefon se çdo ditë i merrja. Mbesa më tha xhaxhi se çfarë ka ndodhur në Kurjan”, tregoi ai.

Si ndodhi ngjarja tragjike më 10 shtator:

Ishte sherri mes dy djemve të një prej viktimës dhe të autorit, që u bë shkak për vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, u ekzekutuan me automatik nga Altin Kuka. Ngjarja e rëndë u shënua në orën 14:00 të 10 shtatorit 2024 para një lokali të vogël në pronësi të familjes, Kurtaj, shumë pranë banesave të viktimave.

Lavdimir Kurtaj 46 vjeç dhe Gramos Kurtaj 52 vjeç ndërruan jetë në vendngjarje. Ndërsa autori u vetëdorëzua në polici menjehere pas krimit së bashku me armën automatik.

Altin Kuka ishte nga Fieri, por që kishte lindur në Kurjan dhe kishte shkuar bashkë me të birin 21 vjeç në Kurjan të Roskovecit për t’u sqaruar pas një konflikti që kishte pasur i biri me djalin e Gramos Kurtajt.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese