Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e "Dëfrim Qorrit" në Tiranë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin “burg të përjetshëm” për ish-efektivin grek

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e "Dëfrim Qorrit" në Tiranë, Gjykata e
Ne foto: Viktima Devi Kasmi dhe greku Ethimious Efthimiou

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin "burg përjetë" të shtetasit grek Ethimious Efthimiou, ish-komando i Forcave Ushtarake greke.

Greku Ethimious Efthimiou u dënua me burgim të përjetshëm si ekzekutori i Kasmit që njihej me pseudonim “Dëfrim Qorri”. Krimi i rëndë ndodhi në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë në 29 janar  2018.

Efthimiou, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Posaçme në mars të vitit 2021, apeloi vendimin, por Gjykata e Lartë ka vendosur ta mbajë të pandryshuar dënimin ndaj tij.

Ish-komandoja grek kishte insistuar në dëshmi se kishte udhëtuar në Shqipëri për qëllime gjuetie, por hetimi i prokurorisë e identifikoi atë si ekzekutor të vrasjes së Kasmit.

Në lidhje me ngjarjen, u arrestua dhe Aurel Hoxhallari i cili akuzohet si organizatori i krimit, ndërsa greku është gjetur përgjegjës për realizimin e ekzekutimit.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë përmbyll një proces të gjatë gjyqësor për një ngjarje tronditëse që ndodhi në kryeqytet.

SPAK ka theksuar në pretencë se Ethimious Efthimiou e kreu vrasjen, në këmbim të një shpërblimi pasi ishte i porositur nga një grup kriminal. Aurel Hoxhallari dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Kasmit. Ish-efektivi i forcave speciale greke, fillimisht nuk e ka mohuar përfshirjen në ngjarje, duke deklaruar se kishte ardhur në Shqipëri për gjueti, pasi ai dhe miku i tij janë të pasionuar pas gjuetisë.

Ndërsa edhe Defrim Kasmi ose Devi Kasmi ka qenë një personazh i njohur për policinë e Tiranës. Ai ishte hetuar për disa atentate të bujshme të ndodhur në kryeqytet disa vite më parë. Një ndër to ishte edhe ekzekutimi i Franc Konomit në vitin 2010, në vijim të përplasjeve të bandave të rrugës “Bardhyl” në kryeqytet. 42-vjeçari ndërkohë rezulton i dënuar nga Gjykata për falsifikim pasaporte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese