Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e 16-vjeçarit në Gramsh, Gjykata jep vendimin: 70 vite burg për katër adoleshentët

Shkruar nga Newsbomb

Vrasja e 16-vjeçarit në Gramsh, Gjykata jep vendimin: 70 vite burg

Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre në maj të vitet 2023 në Gramsh.

Gjykata e Elbasanit i ka dënuar me 70 vite burg 4 adoleshentët të cilët vranë 16-vjeçarit, Fation Bici në Gramsh.

Ergi Karaj u dënuar 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuaese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armë mbajtje. Në total ai u dënua 27 vite  burg dhe  me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg.

Orgito Çarçiu u dënuar për katër vepra penale 21 vite burg dhe në gjykim të shkurtuar ai do të vuajë 14 vite burg.

Xhonatan Çekrezi u dënuar nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, në gjykim të shkurtuar 8 vite.

Stiven Murati u dënua nga gjykatsa me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Vrasja në 16 maj e Fatjon Bicit

16-vjeçari Fatjon Bici, nxënës i klasës së 9-të ishte nisur për në shkollë si çdo ditë tjetër, por nuk u kthye shëndoshë në shtëpi. Ai u godit me thikë në zemër, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe disa bashkëmoshatarëve. Ai u godit me thikë në një park të qytetit të Gramshit, bashkë me kushëririn e tij M. Lici, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Traumës.

Kushëriri i tij M.Liçi, nxënës  shkollës 9-vjecare “Asllan Shahini” ishte përfshirë disa ditë më parë në një konflikt në rrjetet sociale me një grup adoleshentësh nga fshati Drizë i Gramshit.

Ditën e 16 majit, autori i krimit bashkë me 3 shokët e tij shkuan në qytet në lagjen e njohur si 85-sa dhe sulmuan me thikë e doreza M.Liçin dhe kushëriri i tij Fatjon Bici u fut për t’i ndarë, por gjeti vdekjen. Policia ndaloi 4 adoleshentët agresorë, mes tyre dhe autorin e krimit, të gjithë nxënës të moshës nga 14 dhe 15 vjeç.

Vrasja e 16-vjeçarit në Gramsh, Gjykata jep vendimin: 70 vite burg
 

Njoftimi i Prokurorisë

1. E.K.

AKUZUAR: Për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 germa “a” – 25  K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit M.L, parashikuar nga neni 79 germa “a” -25-22  K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit  Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22  K.Penal

2. S.M.

AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim me viktimë shtetasin e mitur F.B.,  parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25  K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit M.L., parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22  K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur ne fazën e tentativës ndaj të miturit  Q.H, pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22  K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave përforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal.

3. O.Ç

AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, me viktimë shtetasin e mitur F.B.,  parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25  K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentatives ndaj të miturit M.L, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22  K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit  Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22  K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave perforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal.

4. Xh.Ç.

AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25  K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativsës ndaj të miturit M.L., parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22  K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22  K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave përforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal,

Faktet objekt hetimi i përkasin ngjarjes së datës 16.05.2023, ora 13:30, ku nga Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh, është dhënë njoftimi për një person të plagosur me mjete të mprehta, në Lagjen “Sporti 2”, Gramsh, ku i dëmtuari është dërguar për në Spitalin Gramsh. Menjëherë janë dërguar shërbimet e policisë për të verifikuar informacionin. Po kështu, janë dërguar shërbimet e policisë në Spitalin Gramsh, ku është mësuar se personi i plagosur, shtetasi F.B, rreth 15 vjeç kishte ndërruar jetë. Ndërsa autorët e dyshuar, të cilët ishin të mitur, kanë lëvizur në drejtim të rrugës pedonale të qytetit, për në drejtim të lumit Devoll. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, janë vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar, ku kanë bërë kapjen e tyre në flagrancë në Lagjen “Holtas”, pranë ish-Poligonit të Ndërtimit dhe më pas shoqërimin e tyre në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gramsh. Të miturit në konflikt me ligjin janë hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Hetimet për këtë procedim penal u kryen në bashkëpunim me policinë gjyqësore të DVP Elbasan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese