
Një shqiptar i dënuar për vrasje në vendlindje ka fituar të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pas një vendimi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).
Fatmir Bleta, i cili është 64 vjeç, u largua nga Shqipëria pasi akuzohet për vrasjen e një burri me kallashnikov. Ndërkohë, që u gjykua në mungesë dhe u dënua me 13 vjet burg, ai kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar duke pretenduar se ishte kosovar, për çka më pas u burgos për mashtrim në vitin 2018.
Bleta arriti të ndalojë ekstradimin drejt Shqipërisë duke argumentuar se nuk do të kishte të drejtën për një rigjykim të drejtë sipas nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Po ashtu, ai apeloi duke thënë se dëbimi do të ishte tepër i ashpër për familjen e tij, duke cituar nenin 8 të të njëjtës konventë, që mbron të drejtën për një jetë familjare. Ky rast është përmendur nga disa politikanë britanikë që bëjnë thirrje për reforma ose daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga GJEDNJ.
Bleta erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1998, dhe pavarësisht refuzimit të azilit, atij dhe familjes iu dha leje për qëndrim të pacaktuar. Ai fitoi shtetësinë britanike në vitin 2017, por u burgos vitin pasues për deklarata të rreme në përpjekje për të marrë një pasaportë. Sipas gjyqtarëve, ekstradimi i tij do të përbënte një shkelje flagrante të të drejtave të tij për një gjykim të drejtë. Ndërkohë, Home Office vazhdon përpjekjet për ta dëbuar atë.