Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari, kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës si bashkautorë të vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar Arjan Xhambazi në Athinë, ngjarje e ndodhur në vitin 2008.
Policia e Korçës në zbatim të letër porosisë të dërguar nga Athina me qëllim identifikimin e dy autorëve të tjerë të ngjarjes së ndodhur më datë 06.12.2008, në bashkëpunim me Prokurorinë rihapën hetimet për identifikimin e dy bashkautorëve të tjerë të vrasjes së 25-vjeçarit.
Kujtojmë se në dhjetor të 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i vrarë 25-vjeçari Arjan Xhambazi dhe u plagos një tjetër. Lidhur me këtë ngjarje autoritet greke arritën të identifikojnë dhe arrestojnë vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Nga hetimet policia e Korçës arriti të identifikojë dhe arrestojë dhe dy bashkautorët e tjerë të kësaj ngjarje. 41-vjeçari Gëzim Latja dhe 52-vjeçari Armando Tarushllari, të dy banues në Tiranë, u arrestuan dhe akuzohen "Vrasja me dashje", kryer në bashkëpunim.
Vijojnë hetimet e përbashkëta në lidhje me dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe ekstradimin e tyre drejt shtetit grek.