Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vranë me thikë në zemër 18 vjeçarin Aurelio Dervishi, arrestohen 4 autorët e ngjarjes

Shkruar nga Newsbomb

Vranë me thikë në zemër 18 vjeçarin Aurelio Dervishi,

Policia e Tirarës ka vënë në pranga 4 autorët e vrasjes së Aurelio Dervishi më 31 mars në Shkozë.

Në mesin e tyre është edhe 15 vjeçari, i cili dyshohet se ka qëlluar më thikë në zemër 18 vjeçarin. Motiv i ngjarjes së rëndë mësohet të kete qenë një vajzë, me të cilën i ndjeri ka pasur një një lidhje. Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo ka treguat të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe historinë që ka pasur me një nga djemtë e makinës tjetër.

Sakaq edhe të arrestuarit e tjerë kanë treguar versionin e tyre dhe se si sherri agravoi deri në përdorimin e thikës.

Burime për mediat bëjnë me dije se të rinjtë kanë nisur të debatojnë pranë një semafori, më pas janë ndaluar pak më poshtë për t’u sqaruar me njëri tjetrin. Katër të rinjtë pritet të dalin nesër përpara gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 31 marsit, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, Tiranë, ku pas një sherri mes dy grupesh me të rinj, humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi. I riu u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshtarët e tij dhe fatkeqësisht gjeti vdekjen rrugës për spital, ndërkohë autorët u larguan menjëherë pas ngjarjes.

Më herë shoku i 18-vjeçarit tregoi në komisariat si nisi sherri që i mori jetën Aurelio Dervishit. Sipas tij gjithçka ishte për shkak të një konflikti të çastit, ku dy grupet e të rinjve që po udhëtonin me dy automjete të ndryshme kanë nisur sherrin në distancë, pas fjalëve “Ç’a ke që shef?”.

Gjithashtu shoferi i mjetit ku ndodhej viktima fillimisht ka deklaruar se nuk i njihte autorët. Paraparakisht mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima që të ndalonte, por nuk janë bindur. Më pas dy makinat kanë ndaluar afër rrethit të Shkozës dhe aty janë konfrontuar fizikisht. Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në gjoks, duke mbetur i plagosur rëndë. Fatkeqësisht ai gjeti vdekjen rrugës për në spital.

Dervishi ishte pasagjer në automjetin tip “Audi”, ndërsa autorët me automjet tip "Volkswagen Tiguan”. Këta të fundit menjëherë pas ngjarjes u larguan, por arratia e tyre nuk zgjati shumë pasi efektivët e Policisë së Tiranës bënë të mundur kapjen e tyre.

Më herët Policia njoftoi se kanë bërë të mundur shoqërimin në Komisariat e 4 prej autorëve, një 20 vjeçar i identifikuar si Frensis Shehu si dhe tre të mitur.

"Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes", njoftoi Policia më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese