Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vranë Edmond Papën për hakmarrje, Gjykata refuzon kërkesën e dy shokëve të ngushtë të Aleksandër Sadikajt

Shkruar nga Newsbomb
Vranë Edmond Papën për hakmarrje, Gjykata refuzon
Albano Velo dhe Sadikaj - Edmond Papa

Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Albano Velos dhe Andrea Bode, të cilët akuzohen si autorët përgjegjës për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, dy vite më parë.

Në janar Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penal ndaj tyre. Bode dhe Velo dyshohet se kanë organizuar dhe vënë në jetë planin për ekzekutimin e biznesmenit të hoteleve nga Saranda Edmond Papa, pas vrasjes së mikut të tyre.

Ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Edmond Papa u ekzekutua më 16 dhjetor 2022 në zonën e Selitës në Tiranë, rreth 6 muaj pas vrasjes me tritol të Aleksandër Sadikaj në afërsi të qendrës tregtare TEG.

Dy shokët e ngushtë të Sadikaj, Albano Velo dhe Andrea Bode raportohet se e kanë ndjekur pronarin e hotelit “Blue Sky” në Sarandë dhe kur ai ka mbërritur nga jashtë shtetit në Tiranë, është ekzekutuar me breshëri plumbash në një lokal pranë shtëpisë.

Shoku i ngushtë i dy personave të pandehur, Aleksandër Sadikaj kishte njohje me Edmond Papën dhe dyshohet se mes tyre kishte pasur një konflikt për një sasi të madhe droge të humbur rrugës për në Greqi. Dy ditë para se makina me të cilën ai udhëtonte të hidhej në erë në afërsi të TEG, më 11 qershor 2022, Sadikaj kishte fjetur në hotelin e Papës në Sarandë.

Familjarët e të riut nga Tepelena kanë pasur gjithmonë dyshime se pas vrasjes së djalit të tyre qëndronte Edmond Papa dhe plani për ekzekutim me tritol ishte bërë në hotelin e tij. Miqësia e autorëve të vrasjes së biznesmenit Papa me Aleksandër Sadikaj dhe rrethanat e tjera të kësaj ngjarje, i kanë bërë hetuesit të dyshojnë se ajo është kryer për hakmarrje.

6 muaj pasi Aleksandër Sadikaj u vra me tritol në dalje të Tiranës, dy shokët e tij të ngushtë Albano Veli dhe Andrew Bode ekzekutuan me breshëri plumbash biznesmenin Edmond Papa.

Edhe përse ka kaluar më shumë kohë dhe ekzekutimi i Aleksandër Sadikaj nuk është zbardhur ende nga autoritetet, familjarët e të riut nga Tepelena janë angazhuar privatisht dhe kanë mbledhur informacione për personat që mund të kishin gisht në ngjarje.

Personi kryesor i dyshuar ishte biznesmeni Edmond Papa, pasi raportohet se kohë përpara vrasjes së Aleksandrit, të dy kishin pasur një konflikt të fortë për humbjen e një ngarkese të madhe me drogë. Të dy viktimat, ishin të përfshirë në ngjarje të lidhura me trafikun e drogës në Tepelenë, Sarandë dhe Greqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese