Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vranë 25- vjeçarin në Athinë në 2008, Gjykata e Korçës lë në burg autorët e krimit

Shkruar nga Newsbomb
Vranë 25- vjeçarin në Athinë në 2008, Gjykata e
Foto ilustruese

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 2 autorët e krimit të ndodhur në vitin 2008 në Greqi, ku mbeti i vrarë një 25 vjeçar.

Nisur nga njoftimi i gjykatës, dy të pandehurit Armando Tarushllari dhe Gëzim Latja dyshohen se kanë vrarë 25 vjeçarin Arjan Xhambazi në vitin 2008 në Athinë të Greqisë.

Gëzim Latja 41 vjeç nga Elbasani dhe Armando Tarushllari 52-vjeç nga Tirana akuzohen për veprën penale “Vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim”.

Kujtojmë se më parë, mediat greke raportuan se sherri midis shqiptarëve kishte ndodhur për motive të dobëta. Gjatë këtij konflikti mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, 25 vjeçari Arjan Xhambazi, ndërsa u plagos edhe një person tjetër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese