Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vodhi kamioçinën në Kamëz dhe tentoi të arratisej, bie në prangat e policisë 62 vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Vodhi kamioçinën në Kamëz dhe tentoi të arratisej,
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një 62 vjeçar pasi vodhi një kamioçinë në Kamëz dhe tentoi të arratisej bashkë me të.

Sipas njoftimit të policisë, 62 vjeçari me iniciale N.Ch, banues në Korfuz gjatë kohës që ka tentuar të arratisej ka përplasur edhe makina të tjera të parkuara në vendin e ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se pas testimit me AquilaScan, ai ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Mbi të arrestuarin rëndojnë disa vepra penale si "Vjedhja", "Shkatërrimi i pronës", dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", teksa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, për veprat penale "Vjedhja", "Shkatërrimi i pronës", dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Ky shtetas, më datë 19.05.2024, rreth orës 02:00, në Paskuqan 2, në një parkim privat, ka vjedhur një automjet tip kamionçinë, dhe gjatë tentativës për tu larguar është përplasur me disa automjete të parkuara. Pas testimit me AquilaScan, 62-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese