Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vodhi 27 mijë euro nga kompania ku punonte në Tiranë, arrestohet për mashtrim shkodrani

Shkruar nga Newsbomb
Vodhi 27 mijë euro nga kompania ku punonte në Tiranë, arrestohet
Foto ilustruese

Ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit një 34-vjeçar nga Shkodra i cili përmes mashtrimit ka përvetësuar 27 mijë euro nga kompania ku punonte në Tiranë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas një pune hetimor zbuluan dhe më pas ndaluan 34-vjeçarin R.A. Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale dhe pjesën tjetër e kalonte në llograi personale.

Për të mos u zbuluar, 34-vjeçari ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara. 

“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Statment".

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi R. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale "Mashtrimi", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".

Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale. 

Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara.“

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese