Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vodhën shuma të mëdha parash, arrestohen të rinjtë në Velipojë

Shkruar nga Newsbomb
Vodhën shuma të mëdha parash, arrestohen të rinjtë
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Velipojë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Recently”.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 25-vjeçarit A.P, i cili ka qenë me precedentë të më mëparshëm penalë së bashku më 18-vjeçarin F.U, kanë vjedhur një shumë të madhe parash nga makina e K.N.

Ndërkohë, dyshohet se shtetasi A. P., më datë 11maj, në fshatin Rrjoll, ka tentuar të vjedhë në një automjet që i ka thyer xhamin.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Recently”, zbardhen 1 vjedhje dhe 1 tentativë për vjedhje.

Vodhën në një automjet, një çantë me një shumë të konsiderueshme parash, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga, disa orë pas vjedhjes, një 25-vjeçar dhe një 18-vjeçar.

Në banesën e 25-vjeçarit, u gjet një pjesë e kësaj shume parash.

Nga hetimet dyshohet se 25-vjeçari, me precedent kriminal për vjedhje, 4 ditë më parë, ka tentuar të vjedhë në një automjet që i ka thyer xhamin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Recently”, për zbardhjen e vjedhjeve, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

A.P., 25 vjeç, me precedent kriminal për vjedhje dhe F. U., 18 vjeç, të dy banues në Laç, bashkia Vau i Dejës.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, dje pasdite, në fshatin Pulaj Plazh, kanë vjedhur në automjetin e shtetasit K. N., banues në këtë fshat, një çantë me një shumë të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi A. P., më datë 11.05.2025, në fshatin Rrjoll, ka tentuar të vjedhë në një automjet që i ka thyer xhamin.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pjesë të shumës së parave që dyshohet se është vjedhur në automjetin e shtetasit K. N.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 2 shtetasit e arrestuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese