Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vodhën mijëra euro në bankat e BE dhe do i pastronin në tregun shqiptar, “arrest shtëpie” për dy autorët

Shkruar nga Newsbomb
Vodhën mijëra euro në bankat e BE dhe do i pastronin në
80 mijë euro të vjedhura

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për dy të arrestuarit tre ditë më parë me 80 mijë euro të dyshimta.

Taulant Demerxhiun dhe Vladimir Kokomani u arrestuar tre ditë më parë pasi u kapën me me 80 mijë euro me bojë sigurie dhe dyshohet se ishin të vjedhura në bankat europiane.

Dyshohet se shuma e eurove është marrë nga persona të tjerë, të cilët i kanë vjedhur nga bankat jashtë vendit dhe më pas ia kanë shitur dy personave të arrestuar. Kështu pasi kishin marrë paratë, Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani do t'i shisnin me një vlerë më pak se 18 mijë euro në treg të zi. Shitja do të kryhej në pikat valutore, të cilat punojnë pa licencë.

Njoftimi i policisë:

Tentuan të shitnin në treg, një shumë eurosh të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 80 000 euro.

Seksioni i Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i adimistrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se 2 shtetas tentonin të shitnin në treg, një shumë eurosh (me bojë sigurie) të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së, finalizuan operacionin policor të koduar “Suspicion”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit T. D., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Ardhishte, Shijak.

Në fshatin Ardhishte, në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 80 000 euro që dyshohet se janë vjedhur në banka të shteteve të BE-së, me qëllim shitjen në tregun e brendshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese