Policia ka vënë në pranga disa të rinj, që dyshohet se kanë vjedhur kondicionerë në ambientet e kompanisë ku punonin.
"Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestoi në flagrancë shtetasit D. Z., 37 vjeç, D. O., 29 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 6 kondicionerë në ambientet e kompanisë ku punonin," njofton policia.
Sondazh
Poll