2 persona janë arrestuar nga policia e Librazhdit pasi ditën e djeshme kishin vjedhur një shumë parash në një biznes të zonës. Sipas policisë, të arrestuarit në bashkëpunim me një të tretë, i cili është shpallur në kërkim, kanë grabitur në një biznes në qytetin e Librazhdit shumën prej 1,1 milionë lekë kesh dhe pastaj janë larguar.
Biznesmeni 58-vjeçar me iniciale A.S pas konstatimit të grabitjes ka bërë kallëzimin në policinë e Librazhdit.
Gjatë operacionit të forcave policore është bërë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar dhe si rezultat i mirëkoordinimit të punës me shërbimet e Stacionit të Policisë Belsh u bë lokalizimi në Belsh dhe arrestimi i tyre, konkretisht i shtetasve: E. D., 22 vjeç dhe E. P., 40 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Gjithashtu, për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi G. Ll., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet i përfshirë në vjedhjen e parave.
2 të arrestuarve ju sekuestrua shuma e parave të vjedhura si dhe makina e marrë me qera të cilën ato e kishin përdorur për tu larguar nga vendi ngjarjes.
Ndërkaq sipas hetimeve të policisë të arrestuarit dyshohen se janë të implikuar edhe në vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Librazhdit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.