Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

Vodafone Business, partner kryesor i Panairit “Ditët e Bujqësisë”

Shkruar nga Newsbomb
Vodafone Business, partner kryesor i Panairit “Ditët e
Vodafone

Në datat 22 – 25 prill, u zhvillua në Lushnje për të katërtin vit radhazi, Panairi “Ditët e Bujqësisë”, ku edhe këtë herë Vodafone Albania, nëpërmjet Vodafone Business, ka qenë partner kryesor. Ky panair, i cili bën bashkë institucionet e qeverisë, kompani të mëdha vendase e të huaja dhe aktorët kryesorë të sektorit të bujqësisë u fokusua edhe këtë vit kryesisht tek eksportet e prodhimeve bujqësore shqiptare, bujqësia e qëndrueshme, rritja e standardeve të agrobizneseve e sektorëve të tjerë të përfshirë, si dhe tek aplikimi i teknologjisë dhe digjitalizimit në sektorin e bujqësisë.

Vodafone Business, partner kryesor i Panairit “Ditët e

Në ceremoninë zyrtare morën pjesë Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Belinda Balluku, Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefaj dhe përfaqësues të kompanive më të mëdha në vend. E pranishme në këtë event të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare ishte edhe Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme, e cila theksoi se: “Digjitalizimi i bujqësisë nuk është më një luks për vendet e zhvilluara, por një domosdoshmëri për të garantuar një sektor bujqësor efikas e të qëndrueshëm edhe në Shqipëri. Përmes teknologjive inovative si IoT, Vodafone Business mbështet transformimin e këtij sektori jetik.”

Prej më shumë se një dekade, Vodafone Group Business është lider global në zgjidhjet IoT, i vlerësuar dhe certifikuar nga Gartner Magic Quadrant™, duke u shërbyer mbi 2,000 agrobizneseve dhe sipërmarrjeve të mëdha në 12 vende të botës, nga Europa deri në Afrikë.

Vodafone Business, partner kryesor i Panairit “Ditët e

Në Shqipëri, Vodafone Business ofron një gamë të gjerë shërbimesh inovative si Vodafone SmartAgro, IoT Connectivity dhe Smart Fleet, që mundësojnë monitorimin në kohë reale të kushteve atmosferike, automatizimin e proceseve bujqësore, analizimin e të dhënave, rritjen e efikasitetit dhe reduktimin e kostove operacionale.

Vodafone Albania është partneri kryesor dhe më i besueshëm në avancimin e axhendës së dixhitalizimit në Shqipëri. Nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë midis palëve, ndërtojmë së bashku një sistem bujqësor më efikas, të qëndrueshëm e të orientuar drejt së ardhmes. Sepse së bashku mundemi ta bëjmë bujqësinë shqiptare të fortë dhe konkurruese!

Vodafone Business, partner kryesor i Panairit “Ditët e

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese