Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vlerësohet agroturizmi shqiptar në Kongresin Botëror të Agroturizmit

Shkruar nga Newsbomb

Vlerësohet agroturizmi shqiptar në Kongresin Botëror të

Në Kongresin Botëror të Agroturizmit që po zhvillohet në Bolzano të Italisë, Agroturizmi Shqiptar merr vëmendje dhe vlerësime maksimale, ku “Farma Sotira” është vlerësuar si sipërmarrja model e zhvillimit të qëndrueshëm, për 2024.

Për më tepër, ky vlerësim merr një vlerë të dyfishtë në kontekstin e femrës në sipërmarrje pasi “Farma Sotira”, drejtohet nga Jonida Hëna, e cila mbas 25 vite sakrifica dhe përpjekje, po korr suksese në rritjen e ndjeshme të flukseve të turistëve, dhe tashme edhe me vlerësime ndërkombëtare.

Po ashtu, Shqipëria tashmë merr një rol drejtues dhe aktiv në rrjetin ndërkombëtarë të Agroturizmit. Në kuadër të Rrjetit Botëror të Agroturizmit, në këtë kongres është emëruar si Drejtues i Komitetit të Evropës Lindore, Prof. Asoc.

Shpresim Domi, pedagog dhe hulumtues pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Fokusi kryesor i këtij komiteti është ndarja e eksperiencave, informacioneve dhe modeleve më të mira agroturistike nga të gjitha vendet e Evropës Lindore si Sllovenia, Kroacia, Shqipëri, Hungaria, Bjellorusia, Ukraina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Rumani etj.

Ky vlerësim i agroturizmit shqiptar vjen në një kontekst ku në vendin tonë, kjo mënyrë e të bëri biznes në zonat rurale, është shndërruar në një fenomen dhe prioritet i Politik bërjes në nivel kombëtar. Kongresi i dytë Botëror i Agroturizmit, që po zhvillohet në datat 16-18 Maj, në veri të Italisë, ku i pari është zhvilluar në 2018, organizohet nga Eurac Research dhe Rrjeti i Agroturizmit Botëror.

Ky kongres ka bërë bashke rreth 190 pjesëmarrës nga e gjithë bota, dhe ka një rëndësi të veçantë në nxitjen e zhvillimit të mëtejshëm të agroturizmit. Kongresi bën bashkë një larmi aktorësh si sipërmarrës të agroturizmeve, fermerë, hulumtues, politik bërës, donatorë, NGO, ku në vëmendje të tyre janë ndarja e praktikave më të mira në biznes dhe politik bërje si edhe avancimin e njohurive shkencore në këtë fushë. Synimi është që agroturizmi të shndërrohet një model i konsoliduar i zhvillimit rural. Po kush është agrourizmit “Farma Sotira”?

Që në vitin 1999, Agroturizmi “Farma Sotira” lindi si rezultat i dy ish-emigrantëve të kthyer (nga Greqia), të rinj dhe plot pasion për bujqësinë dhe me një vullnet të madh për të rigjallëruar tokat e paraardhësve. Ky agroturizëm ndodhet larg kaosit urban, në pjesën juglindore të Kolonjës, pranë kufirit me Greqinë, në një lartësi prej 1000 m mbi nivelin e detit. Agroturizmi drejtohet nga çifti Jonida dhe Toni. Ata e quajtën fermën e tyre "Sotira", e cila përfaqëson emrin e fshatit të vjetër të mëparshëm (i braktisur pas Luftës së Dytë Botërore), dikur i vendosur në të njëjtën zonë ku aktualisht është ferma.

Sot, ky agroturizëm është shumë i larmishëm duke ofruar shërbime akomodimi, ushqimi dhe pije dhe aktivitete rekreative. Megjithatë, agroturizmi "Farma Sotira" ofron një kombinim fantastik të peizazhit përreth, mikpritjes, ushqimeve karakteristike vendase dhe gjithçka që prodhohet në fermë dhe natyrës përreth. Kjo sipërmarrje, gjithashtu njihet për shërbime inovative si ApiTerapia, apo edhe se fundmi, turi i “Bariut”, duke kontribuar jo vetëm në kënaqësitë dhe shëndetin e vizitorëve, or gjithashtu duke promovuar tematika të veçanta dhe aktuale. Po ashtu, kjo fermë njihet për mbarështimin e racave autoktone dhe shtegtimin e bagëtisë. Kujtojmë, që në vetëm në Dhjetor të vitit të shkuar (2023), shtegtimi i bagëtisë është tashme e mbrojtur nga UNESCO.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese