Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vladimir Kurti përballet në gjyq me Dan Hutrën: Gjakun e motrës nuk do të ta fal!

Shkruar nga Newsbomb
Vladimir Kurti përballet në gjyq me Dan Hutrën: Gjakun e
Vladimir Kurti dhe Dan Hutra

Me tensione është zhvilluar seanca e kësaj të enjte në Gjykatën e Tiranës ku autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së dy të tjerave, Dan Hutra u përball me Vladimir Kurtin, të cilit në mars të vitit të kaluar i ekzekutoi motrën.

Vladimir Kurti, një i dënuar me burg përjetë i është drejtuar Hutrës duke e paralajmëruar se nuk do t’ ia falë gjakun e motrës së tij, Etleva Kurtit.

“Gjakun e motrës sime nuk than dheu, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra, refuzoj të japë deklarime përballë këtij monstre”, deklaroi Vladimir Kurti në sallën e gjyqit, teksa në “ kafazin e qeltë” qëndronte dukë buzëqeshur Dan Hutra.

Seanca u shty për në datën 5 dhjetor në orën 12:30, ku do të vijojë procesi gjyqësor, për autorin e vrasjes së trefishtë.

Në 1 mars të vitit të kaluar, 2023, Dan Hutra në vetëm pak orë vrau dhe plagosi 5 gra. Ai plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarje ai udhëtoi drejt Bathores ku dhe ekzekutoi me armë zjarri Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese