“Videoja e ekzekutimit të Vis Martinajt qarkulloi në Matrix”.
Kështu është shprehur ditën e sotme gazetari Fatos Mahmutaj. Me bindje ai deklaroi në emisionin “Breaking” se në i shumëkërkuri që rezulton i zhdukur që nga gushti i 2022 është është vrarë, ndërsa video e ekzekutimit qarkulloi në aplikacionin e enkriptuara.
Sipas tij, edhe pse disa kolegë gazetarë e kanë parë këtë provë, videoja u zhduk shumë shpejt nga qarkullimi, pa lënë gjurmë.
“Në bindjen time personale, pasi jam informuar si të gjithë gazetarët e tjerë që në muajin gusht 2022 kur ai u zhduk, kam përshtypjen se ai është vrarë, është ekzekutuar, pra ka mbaruar punë. Por gjithsesi, atëherë u përfol që një video qarkulloi në këto aplikacionet e enkriptuara, pra në programet speciale. Megjithatë, kjo video nuk doli jashtë këtyre aplikacioneve dhe u zhduk shumë shpejt nga qarkullimi.
Pati deklarata në studio televizive nga gazetarë dhe analistë në Shqipëri për këtë video, madje dikush pohoi që e kishte parë këtë video. Tani kemi një njeri që është zhdukur prej më shumë se dy vitesh, po bëhen afërisht 2 vite e gjysmë dhe nuk kemi asnjë shenjë të tij, asnjë ekzistencë apo vazhdimit të krimeve të pambyllura. Kështu që besoj se duhen parë të gjitha aplikacionet e përdorura nga bandat shqiptare, kudo ku ato kanë aktivitetin, edhe jashtë vendit, si ‘Matrix’, ‘Sky Ecc’, Encrochat’. Duhen parë me kujdes për të gjetur një provë, për t’i dhënë fund kësaj dileme”, tha ai.