Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Virusi i etheve të Nilit Perëndimor (WEST NILE VIRUS)

Shkruar nga Newsbomb
Virusi i etheve të Nilit Perëndimor (WEST NILE VIRUS)
Fotomontazh/ Doktor Vasil Llajo


Nga Dr. VASIL LLAJO


Në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit qarkullon muajin e fundit virusi i Etheve të Nilit Perëndimor (WEST NILE VIRUS). Transmetohet nga pickimi i mushkonjave të zakonshme të infektuara. I takon familjes së Arbovirus-eve me genome monoklonale të ARN-së.

U izolua për herë të parë në zonën e Nilit perëndimor në Uganda në 1937, nga ku mori dhe emrin. Në 80 përqind të rasteve, prekja është pa simptoma, në 20 përqind shkakton temperaturë, dhimbje koke, të vjella, dobësi muskulare, ekzanteme në lëkurë (kryesisht shpatull dhe gjoks).

Në 1 përqind të rasteve mund të manifestohet me prekje të sistemit nervor qëndror si encephalitis, meningitis, shumë rrallë me vdekje (më pak se 1/1000 raste).

Mushkonjat e marrin virusin nga gjaku i zogjve të infektuar me këtë virus. Zogjtë janë dhe mbartës të virusit. Nuk ka vaksinë për njerëzit. Nuk ka as terapi specifike. Mjekimi është simptomatik dhe përcaktohet nga klinika e graviteti i saj. Testet laboratike që kryhen në këtë rast janë antikorpet IgM dhe IgG.

Antikorpet IgM shfaqen 8 ditët e para pas prekjes nga virusi. Bëhen në gjak dhe në likidin cerebrospinal (për të sëmurët që kanë prekje të sistemit nervor qëndror). Analiza e antikorpeve IgM është analiza e parë e cila kryhet te pacientet që kanë shfaqur simptoma. Vlen të theksohet se nqs pacienti nuk ka simptoma, nuk rekomandohet kryerja e këtyre testeve.

Prezaneca positive e IgM (IgM pozitiv) tregon se pacienti është i prekur nga virusi. Nëse prezenca e antikorpeve IgM del negative, kjo analizë përsëritet pas disa ditëve. Gjithashtu edhe IgG, njëkohësisht IgM. Kur të dyja janë positive, tregon prekje të tanishme të organizmit nga ky virus. Prezenca vetëm e IgG (IgG pozitiv) tregon një prekje më të hershme nga virusi, muaj ose vite më parë.

Megjithatë munde që pas javës së tretë nga shfaqja e simptomave, IgG të jetë positive dhe IgM të jetë negative.

Këtu e merr fjalën interpretimi laboratorik, sipas kritereve shkencore. Për të vlerësuar ecurinë klinike të sëmundjes, përsëritet testi i IgM dhe IgG pas 3-4 javëve, për të parë nëse niveli i titrit të antikorpeve është rritur ose pakësuar.

Një rrugë tjetër transmetimi i virusit është dhe me gjak, pra nëse transfuzohet gjak nga një pacient i prekur me virusin e Nilit te një pacient tjetër. Nëse sëmundja shfaqet te një fëmijë bebe, që ushqehet vetëm me qumështin e nënës, atëherë duhet ekzaminuar nëna për të saktësuar rrugën e transmetimit nëpërmjet qumështit të nënës. Kjo ndodh rrallë.

Megjithatë, kjo rrugë transmetimi është e konfirmuar shkencërisht. Për përcaktimin e prekjes së organizmit nga virusi ekziston dhe metoda e PCR-së, përcaktimi me biologji molekulare i acidit nukleik të virusit. Me këtë metodë detektohet virusi që përpara shfaqjes së antikorpeve.

Meqë periudha më e zakonshme e shfaqjes së kësaj patologjie lidhet me periudhën e shumzimit dhe shfaqjes së mushkonjave, rekomandohet marrja e masave për luftën kundër tyre. Vlen të theksohet se kjo sëmundje transmetohet nga mushkonjat e zakonshme, dhe jo nga ndonjë mushkonjë “speciale”.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed