Hapësire reklamuese

Aktualitet

Virozat e stinës, shtohen rastet në urgjenca, ISHP paralajmëron: Jemi në pragun e një epidemie

Shkruar nga Newsbomb
Virozat e stinës, shtohen rastet në urgjenca, ISHP paralajmëron:
Foto ilustruese

Shqipëria është prekur nga virozat sezonale gjatë javëve të fundit, teksa janë regjistruar më shumë raste se normalja të paraqitura në urgjencë, gjë që ka ngritur një shqetësim madhor për përhapjen e epidemive.

Instituti i Shëndetit Publik ka raportuar se vendi ndodhet në një situatë të rënduar epidemiologjike ndërsa jemi në pragun e përhapjes së epidemisë.

Nga shifrat e bëra publike nga eksperti i ISHP, Artan Simaku, raportohet se tashmë numri i të infektuarve në javë arrin deri në 19 mijë persona.

Simaku thekson se virusi i gripi A dhe B bashkë me nëntipet janë në sezonin e tyre por paralelisht në vend janë duke qarkulluar virusi respirator sinsicail dhe viroza të tjera, deklaron për Top Channel.

Ndër paralajmërimet më të mëdha është se gripi nuk duhet të nënvlerësohet pasi mund të shkaktojë dhe vdekje tek personat që janë më të rrezikuar, konkretisht të prekurit me sëmundje kronike.

Ndër të tjera eksperët tregojnë se personat e prekur nga virozat e stinës, duhet të konsumojnë sa më shumë lëngje përveç aperitivëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese