Hapësire reklamuese

Aktualitet

Virozat dhe gripi në Elbasan, mbi 200 qytetar kërkojnë ndihmë në Urgjencë çdo ditë, mjekët: Kujdes, qëndroni në shtëpi!

Shkruar nga Newsbomb
Virozat dhe gripi në Elbasan, mbi 200 qytetar kërkojnë
Foto ilustruese

Qendrat shëndetësore dhe Urgjenca në Spitalin e Elbasanit po përballen me një fluks pacientësh, të cilët janë të prekur nga virozat e stinës dhe gripi. Situata me virozat paraqitet e ngarkuar në Elbasan, ku vetëm në shërbimin e Urgjencës paraqiten për të kërkuar ndihmë mjekësore mbi 200 persona në ditë. Nga këto raste janë paraqitur me simptoma me temperaturë të lartë, rrufë, vështirësi në frymëmarrje.

Megjithatë, situata nuk është alarmante, ka konfirmuar mjeku Ergys Mici, shefi i Urgjencës Elbasan. Mici këshillon qytetarët se si mund të mbrohen dhe t'i paraprijnë duke bërë vaksinat. Sipas tij, grupi më i rrezikuar janë moshat e treta dhe të sëmurët kronikë.

Mjekur Egys Mici thekson se ndryshimi i klimës është një nga faktorët, teksa shton se edhe festat e fundvitit kanë ndikuar në përhapjen e virozëve stinore.

“Kemi ndryshimin e klimës dhe periudhë virozësh stinore, ku paraqitja në urgjenca është më e shtuar, më shumë se 200 raste brenda 24 orëve. Nga këto kemi raste me simptoma me temperaturë të lartë, rrufë, vështirësi në frymëmarrje, ndër këto kemi pasur edhe raste të cilët kanë nevojë për hospitalizim. Megjithatë situata nuk është alarmante. Duhet treguar kujdes në ruajtjen, duhet të paraprijmë, të bëjmë vaksinat duke ulur mundësinë e prekjes. Edhe festat e fundvitit kanë ndikuar në përhapjen e virozëve stinore. Grupi më i rrezikuar janë moshat e treta dhe të sëmurët kronikë, të cilët kanë nevojë edhe hospitalizim”, tha ai.

Situatë me virozat dhe gripin paraqitet e ngarkuar edhe në pavijonin e Pediatrisë. Mjekët këshillojnë qëndrimin në shtëpi për 2 apo tre ditë gjatë prekjes nga virozat për të mos ndikuar në përhapjen e mëtejshme të tyre, ndërsa në rast komplikacionesh të mos neglizhojnë, por t’i drejtohen mjekut të familjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese