Hapësire reklamuese

Aktualitet

Viroza dhe grip me temperaturë, fluks pacientësh në qendrat shëndetësore! Mjekët: Përdorimi i antibiotikëve në dozën e duhur

Shkruar nga Newsbomb
Viroza dhe grip me temperaturë, fluks pacientësh në qendrat
Foto ilustruese

Qendrat shëndetësore në kryeqytet po përballen me fluks të lartë pacientësh, pas situtatës epidemiologjike të ngarkuar ditët e fundit. Ata që po preken më tepër janë më të vegjlit. Bëhet me dije se fëmijë dhe të vegjël i janë drejtuar mjekëve për ndihmë mjekësore, teksa simptomat e gripit duken më agresive, me një temperaturë deri ne 40.

Në kushte të tillla, mjekët këshillojnë të bëhet kujdes me temperaturën e lartë duke përdorur antipiretikë, por në dozën e duhur.

Java qe lame pasur ka shënuar rritje te numrit te nxënësve qe mungojnë në shkolla por dhe prindër që mungojnë në punë gjë që është reflektuar nga raportet mjekësore që lëshohen nga mjekët. Mjekët i bëjnë thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët e sëmurë në çerdhe kopshte dhe shkolla për të shmangur përhapjen e virozës si dhe të mbajnë kontakt me mjekun.

Situata epidemiologjike në vend është ngarkuar pasi qarkullon jo vetëm gripi i tipit A dhe B, por edhe virusi respirator sinsicail e viroza të tjera të cilët kanë pothuajse të njëjta simptoma.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese