Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, arrestohen 3 persona në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, arrestohen 3 persona
Pamje nga operacioni i zhvilluar nga Policia

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pasi vendosnin baste sportive online.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se në pranga ranë shtetasit D.S., 48 vjeç, E.H., 46 vjeç dhe K.A., 38 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë E.D., 20 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Policia gjeti në telefonat e këtyre shtetasve linqe të cilat shërbenin për vënien e basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 celularë me anë të të cilave viheshin bastet, ndërsa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Loja". 

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit D. S., 48 vjeç, E. H., 46 vjeç dhe K. A., 38 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 20 vjeç, banues në Tiranë.  

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Tiranë, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.            

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.   

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese