
Foto ilustruese
Në “Parkun Olimpik” në kryeqytet vijon ende procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora.
Aktualisht të panumëruara janë dhe rreth 14 mijë vota të ardhura nga jashtë vendi. Sipas përditësimit të të dhënave nga Komisioni Qendror Zgjedhor, po numërohen votat preferenciale për qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Kukës.
Numërimi i votave të diasporës ka mbaruar për shumicën prej qarqeve, si dhe në Lezhë e Fier. Partia Demokratike arriti të ruajë mandatin e 4-të në Lezhë duke lënë pas Partinë Socialiste me 73 vota.
Ndërkohë në Fier forcë e parë është Partia Socialiste ku ka arritur të sigurojë 12 mandate.
Sondazh
Poll