Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vijojnë takimet në Luksemburg, deputetët e opozitës bisedë me konservatorët ECR

Shkruar nga Newsbomb
Vijojnë takimet në Luksemburg, deputetët e opozitës
Ne foto: Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj

Grupi parlamentar i PD vijon takimet me përfaqësuesit Europian në Luksemburg. Takimi i rradhës është zhvilluar me përfaqësuesit e grupit parlamentar “Konservatorët dhe Reformatorët Europian (ECR).

Sekretari i përgjithshëm e PD Flamur Noka, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi janë përfaqësuesit e opozitës shqiptare.

Gjatë vizitës në Parlamentin Europian patëm mundësinë për një seancë dëgjimore me përfaqësues të grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” (ECR). Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për t'i informuar mbi të gjitha shqetësimet tona për gjendjen e demokracisë në vend, duke theksuar sfidat madhore që duhen kapërcyer në rrugën e integrimit në BE.”

Gazment Bardhi ka treguar se kua jnë përqëndruar më së shumti diskutimet në këtë seancë dëgjimore me deputetët europianë. Bardhi thotë se Shqipëria i është larguar standartit të BE duke bashkëpunuar me krimi, duke tentuar për asgjësimin e opozitës me burgosje politike e duke mos rrespektuar Kushtetutën vendore.

Shqipëria, si vend kandidat për në BE, e ka jetike të respektojë parimet themelore në qeverisje. Cënimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes keqpërdorimit të burimeve shtetërore nga partia në pushtet, përdorimi i parave të korrupsionit, bashkëpunimi me krimin e organizuar deri në pikën e caktimit prej tij të kandidatëve për deputetë, tentativa për asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të lidershipit, mosrespekimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e largojnë edhe më shumë Shqipërinë nga rruga europiane.

Me miqtë europianë bashkë ndamë qëndrimin se është emergjente që Shqipëria të përqëndrohet në reformat kritike të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke përfshirë sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkroi Gazment Bardhi në postimin e tij në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese