Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vijojnë kërkimet për vrasësin e policit në Fier, ja në cilin qytet është parë autori

Shkruar nga Newsbomb
Vijojnë kërkimet për vrasësin e policit në Fier, ja
Fotomonazh/ Pamje nga vendi i ngjarjes, viktima dhe autori

Policia vijon kërkimet pa ndërprerje për arrestimin e Azgan Mërnicës, i cili ditën e djeshme vrau me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia. 23-vjeçari Asllan Mernica pasi qëlloi me një plumb në kokë policin në Fier u largua nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.

Sakaq, kontrollet nuk janë ndalur për asnjë moment. Fillimisht iu tha se autori është larguar me këmbë drejt fshatit Havaleas dhe më pas në Apoloni.

Ndërsa tashmë policia vijon kërkimet në Gjirokastër dhe Tepelenë, pasi ka informacion se një person i ngjashëm me Azgan Mërnicën është parë Gjirokastër.

Efektivët kanë nisur kërkimet në ‘çdo’ cep të Gjirokastër dhe Tepelenës, pasi ekziston mundësia që autori të tentojë të kalojë kufirin për t’i shpëtuar prangave.

Më herët u raportua se policia ka shoqëruar në komisariat 12 persona për ngjarjen, kryesisht familjarë të të riut, të cilët mendohet se mund ta kenë ndihmuar t’i shpëtojë policisë.

Kujtojmë që Novruz Cenalia u qëllua nga Azgan Mercini 23 vjeç, teksa mbante të veshur uniformën e policisë dhe po shkonte të merrte turnin.

Më herët u tha se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, por më pas kjo pistë u hodh poshtë duke thënë se ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti të çastit.

Pasi qëlloi për vdekje 28-vjeçarin, Azgan Mernica 23 vjeç është larguar nga vendi i ngjarjes. Një operacion i gjerë është shtrirë në të gjithë fshatrat pranë Baltëzës, në hyrje/daljet e Fierit dhe ato të qyteteve të tjera fqinje.

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 30.000 euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e Azgan Mernicës. Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, pasi Policia e Shtetit ju garanton anonimatin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese