Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar që në vendin tonë do të vijë një pajisje dron, që ngjasojnë si miza të zeza dhë të mëdha.
I ftuar në ABC News, ai tha se se kjo pajisje kur fluturon nuk kuptohet që është dron dhe se komandohen nëpërmjet telekomandës.
“Kanë ardhur edhe në Shqipëri këto “mizat” përgjuese”. Quhen insekto-koper, ngjajnë si minidronë. Bëjnë zhurmën e insektit. Pajisjet përgjuese abonomi për të operuar 2 orë. Kjo është e autorizuar nga gjykata, pra nuk ka cenim të drejtës. Kur fluturon, nuk kuptohet që është dron, por si një insekt. Komandimi bëhet nëpërmjet një telekomande,” tha Karamuço.
Sondazh
Poll