
Një zjarr i madh ka përfshirë garazhin e një pallati 8-katësh në zonën e Komunës së Parisit rreth orës 18:00. Për shkak të përhapjes së flakëve dhe tymit të dendur, banorët janë evakuuar për siguri.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Deri më tani nuk dihen shkaqet, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

