Vetëm katër vite duket se ka zgjatur "make-up" që Bashkia Tiranë u bëri dy godinave në "Qytetin Studenti", të cilat tashmë janë kthyer në identitet. Bëhet fjalë për godinat 24 dhe 25 që u rikonstruktuan para katër viteve duke u trumbetuar me të madhe si kryebashkiaku Erion Veliaj.
Madje u trumbetua se do të ndërtohej një kampus universitar, por nga pamjet e shpërndara nga studentët rezulton të jetë ndryshe. Ata kanë treguar plasaritjet në fasadën e jashtme të këtyre godinave, me suvatë që kanë nisur të bien.
Siç duket dalëngadalë do të bëhet gati një tjetër tender, për të zbukuruar edhe një herë nga jashtë këto fasada, ku cilësitë e punimeve lënë për të dëshiruar.
Sondazh
Poll