Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Turistët në panik vrapojnë e futen poshtë tavolinave, RENEA mësyn në një restorant në Vlorë, por del “duarbosh”

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Turistët në panik vrapojnë e futen poshtë tavolinave,
Foto nga aksioni

Operacionet e RENEA-s gjithmonë bëjnë bujë në media, pasi në përfundim të këtyre aksioneve arrestohen “kokat” që kërkohen nga drejtësia. Po duket se nuk ndodh gjithmonë kështu.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ndarë në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV,  disa pamje nga një operacion i zhvilluar në gusht në Lungomare të Vlorës.

Efektivët kanë mësyrë në një restorant duke shkaktuar frikë te turistët dhe më pas që aty kanë dalë “duar bosh”.

Në pamjet e mëposhtme shihet se si klientët që ishin duke ngrënë, tremben nga efektivët disa shihen duke vrapuar e të tjerë futen poshtë tavolinave. Mirëpo si duket RENEA nuk ka pasur informacion të saktë dhe janë larguar pa asnjë arrestim.

“Është një operacion kur është kërkuar ndërhyrja e RENEA-s. Është një operacion që është bërë më 9 gusht nga forcat taktike të RENEA-s në Lungomare në Vlorë dhe fëmijët futen poshtë tavolinës. Gjithçka ndodh për 50 sekonda. Në raste të tilla ndërhyhet kur ka një person me rrezikshmëri të lartë.

Lajmi që u dha në media flet për ndërhyrjen në orën 10 të paradites, nuk u arrestua askush dhe aty ka vetëm turistë, kur këto operacione bëhen në mbrëmje. Kur RENEA i bën vetë këto operacione mundohet të shmangë përballjen me civilët. Nuk ka patur informacion të saktë. Një pjesë e këtyre efektivëve kanë qenë me të shkurtra. Njerëzit në lokal janë gra, fëmijë, familjarë. Këto operacione bëhen kur ke informacione të sakta dhe jo kur ka turistë.

Mirë u bë gjithë kjo, po për çfarë e bënë? Nëse 2-3 hoteleve në qendër të Tiranës u futesh kështu, nuk u shkon njeri me. Me aq shumë qytetarë që ndodhen aty për pushime, pasojat nuk dihen. Ky është operacion që nuk pati sukses”, tha Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese