Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO tronditëse para vrasjes, si 40-vjeçarja shqiptare i lutej të shoqit që mos i gjuante: Ej, largohu

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO tronditëse para vrasjes, si 40-vjeçarja shqiptare i lutej
Autori dhe viktima

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që është shënuar ditën e djeshme në Greqi, ku Eduart Danaj masakroi me thikë bashkëshorten e tij Enkelejda Danajn.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Menidi të Greqisë, ku Eduart Danaj i bëri pritë bashkëshortes së tij. Gruaja po përshkonte rrugën që bënte çdo ditë, kur para i doli partneri dhe pas një debati e qëlloi 10 herë me thikë në bark dhe ashtu të gjakosur e la në mes të rrugës.

Mediat greke kanë publikuar një video të disa ditëve më parë, ku çifti kishte pasur një tjetër debat të ashpër. Në video 40-vjeçarja shqiptare dëshohet teksa i thotë të shoqit se do të divorcohen, teksa ai e shan dhe ofendon.

Edhe pse në video dëgjohen zërat dhe jo pamjet, kuptohet qartë se edhe atë ditë Eduarti e ka dhunuar Enkelejdn, pasi kjo e fundit dëgjohet teksa i thotë, “mos më gjuaj”.

50-vjeçari pasi masakroi me thikë gruan, e la atë të vdekur në rrrugë dhe u arratis duke tentuar që trë fshihej në një hotel, ku me vete kishte marrë edhe shishe me birra.

Në momentin e arrestimit të tij, sulmuesi i dyshuar ishte nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij.

Në fund ai rrëfeu vrasjen me pretendime tronditëse : “U zgjova në mëngjes dhe shkova te ajo rrugë e caktuar, se e dija që po kalonte në orën 5.30 të mëngjesit aty. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”.

I pyetur nga policia se pse e kreu krimin e rëndë , autori tha: “Nuk duroja dot të shikoja dashnorin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”.

Sipas asaj që mediat greke zbuluan më herët 40-vjeçarja e kishte denoncuar  disa herë bashkëshortin e saj për dhunë. Për herë të parë gruaja ka denoncuar burrin për dhunë në familje më 3 Prill të 2013. Atë kohë bashkëshorti u arrestua.

Një tjetër denoncim është bërë në 18 shtator të 2022, ku viktima ka denoncuar burrin për kërcënime, lëndim fizik dhe dhunë psikologjike. Atë kohë sërish ai ra në prangat e policisë dhe u lirua disa kohë më vonë. 50-vjeçari u rikthye sërish te banesa e bashkëshortes së tij, pa çka se kishte një urdhërndalimi që t’i afrohej.

Ishte vetë 40-vjeçarja ajo e cila i hapi derën e shtëpisë partnerit të saj dhunues duke u dhënë dhe një tjetër mundësi. Mirëpo burri i dhunshëm duket se nuk do të hiqte “huqin”. 40-vjeçarja sërish më 7 maj të 2024 ka denoncuar në polici, sërish bashkëshortin për dhunë në  familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese