
E ndërsa kryeqyteti ka pritur sot 47 liderët europianë pjesë e samitit të 6-të të Komunitetit Politik Europian i organizuar për herë të parë në Shqipëri, nga ana tjetër Partia Demokratike ka thirrur një protestë për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve elektorale.
Protesta e organizuar nga Partia Demokratike është kërkuar të mbahet te “Bulevardi Zogu I”, vendodhje për të cilën kanë marrë përgjigje negative nga Policia e Tiranës. NË vend të kësaj, Policia kërkoi që protesta të zhvillohet te “Bulevardi i Ri”, por tashmë protestuesit si dhe përfaqësues të PD janë mbledhur në zonën ku dhe kishin lajëmruar fillimisht.
Deri më tani protesta po zhvillohet me nota të qeta me qytetarët të cilët thërrasin: Poshtë diktatura, Duam votat tona, Edi Rama kriminel.