
Një ngjarje e rëndë po aq dhe e paprecedentë është regjistruar këtë të enjte në sallën e Kuvendit. Gazetarët janë përplasur me punonjësit e Gardës.
Ka qenë gazetari Osman Stafa ai i cili teksa po filonte nga lozha, vendi ku qëndrojnë punonjësit e medias, një nga gardistët i është afruar dhe i ka kërkuar të mos filmonte.
Është dashur ndërhyrja e gazetarëve të tjerë si dhe e një punonjësi tjetër të Gardës që e ka tërhequr kolegun e tij jashtë sallës, që situata të mos agravonte.
Ndërkohë, në videon e publikuar nga newsbomb.al gazetari Isa Myzyraj shihet teksa me tonte të larta kërkon shkarkimin e gardistit i cili kishte tentuar të godiste gazetarin Osman Stafa.
"Do të besh gangësterin ti? Çështë ky gangëster? Si të mbaj qetësi? Gangëster bën me gazetarin dhe s’duhet ta bëjë kurrë. Të kesh turp. Se gjesh i ra me grusht ai atij. Arrogant dreqi. Duhet të shkarkohet nga puna”, dëgjohet të thotë Myzyraj.