Hapësire reklamuese


Aktualitet

VIDEO/ Tentoi të arrestonte shoferin, polici detyrohet dhe ndjek makinën me vrap në Ksamil

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Tentoi të arrestonte shoferin, polici detyrohet dhe ndjek
Momenti kur polici ndjek me vrap automjetin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ksamil, ku një efektiv i policisë rrugore është përballur me një situatë të sikletshme. Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku në një postbllok të ngritur nga efektivët, është ndaluar një automjet me targa shqiptare. Edhe pse nuk dëgjohet se çfarë bisedohet mes tyre, në fund ata përfundojnë duke u zënë.

Siç shihet edhe në video, për t’i ndarë ndërhyn edhe një grua, ndërsa njëri prej efektivëve tenton ta nxjerrë shoferin nga makina. Pikërisht në atë moment, ai shkel gazin, duke mos iu përgjigjur thirrjes së policit. Ky i fundit, përpiqet ta ndjekë me vrap, por e ka të kotë pasi automjeti largohet me shpejtësi.

Një situatë e sikletshme që tregon edhe një herë realitetin me të cilin përballen në këtë pisk vape efektivët e Policisë Rrugore në të gjithë Shqipërinë. Duhet saktësuar se nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre që të ngjarja të shkonte në të tilla përmasa, ku nuk ka munguar as dhuna.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese