Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO skandaloze, ja momenti kur shefi i Policisë Kufitare në Kapshticë godet me shpullë doganierin

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO skandaloze, ja momenti kur shefi i Policisë Kufitare në
Pika doganore Kapshticë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të dërguar nga një qytetar dixhital ku pretendohet dhunimi i një doganieri nga shefi i Policisë Kufitare në Kapshticë. Ai e ka cilësuar këtë rast si një shembull të "narkoshtetit" dhe një dëshmi të gjendjes së rënduar në institucionet shtetërore.

Incidenti ndodhi më 6 janar 2025 dhe përfshinte një përplasje fizike mes shefit të Stacionit të Policisë Kufitare dhe një punonjësi të doganës. Si pasojë e këtij incidenti Policia e Shtetit ka marrë masa të menjëhershme duke pezulluar nga detyra shefin e stacionit dhe urdhëruar transferimin e tij nga pika kufitare e Kapshticës.

Sipas Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korçë doganieri i përfshirë në konflikt i identifikuar si shtetasi L.M. ka refuzuar të depozitojë një kallëzim për rastin.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit po ndjek procedurat disiplinore ndaj komisariatit A.A.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese