Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Skandalet në Shqipëri, kur leja e ndërtimit të një pallat shemb rrugën në Sarandë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Skandalet në Shqipëri, kur leja e ndërtimit të
Rruga e shembur

Bëmat, aferat dhe skandalet në vendin tonë nuk kanë të ndalur. Si pasojë e një leje ndërtimi të dhënë aty ku nuk duhej, qindra banorë të rrugës “Qzim Demi” në lagjen nr 1 në qytetin e Sarandës kanë mbetur të izoluar.

Shkak është bërë rrëshqitja e rrugës, pasi ndodhet mbi një pallat i cili është në ndërtim.  Siç shihet dhe nga pamjet e gjithë rruga është shembur, duke bllokuar kështu banorët e asaj zone.

Burime për mediat bëjnë me dije se kjo rrugë është shembur gjatë natës, ndërkohë lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim nga autoritetet, përveçse një shiriti dhe tabele sinjalistike për bllokimin e rrugës.

Një prej banorëve është shprehur se prej një muaji kishte vënë re shkarje të rrugës, mirëpo ankesa e tij nuk ishte marrë parasysh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese