Deputeti socialist, Pandeli Majko, është dhe një ndër figurat të cilat di të ruajë qetësinë dhe rrallë herë “shpërthen” ndaj akuzave në Kuvend apo dhe pyetjeve të gazetarëve.
Epo, dita e sotme nuk ka qenë e Majkos, pasi një sjellje skandaloze ka treguar teksa po futej në ambientet e Parlamentit.
Gazetarja e Euronews Albania pyeti deputetin socialist se nëse ndihet i rrezikuar që ai do të jetë në listën e hapur të kandidadëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Fillimisht Majko preferoi të mos flasë, mirëpo pas këmbënguljes së gazetares ai reagoi duke e shtyrë atë e cila është dhe në pritje të ëmbël.
Gazetarja: Zoti Majko ndihen të rrezikuar për të kandiduar në listë të hapur në qarkun e Kukësit?
Pyetje: Ju si drejtues politik, duke iu referuar 2020 mund të rrezikoni zgjedhjen deputet
Majko: Të lutem tani ( dhe e shtyn)
Gazetarja: E para mos shtyni, keni të drejtën mos të përgjigjeni