Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Shoferi i dehur bën aksident në Tiranë dhe më pas rreh policin (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Shoferi i dehur bën aksident në Tiranë dhe më pas
Fatmir Gjuzi duke iu nenshtruar testit te alkoolit

Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas një video të publikuar ditën e sotme nëpër rrjetet sociale ku një qytetar denoncoi publikisht se dy efektivë të Qarkullimit Rrugor kishin dhunuar një qytetar.

Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se ngjarja është regjistruar më datën 5 dhjetor, në rrugën “Myslym Keta”, ku mjeti me drejtues shtetasin Fatjon Gjuzi është përfshirë në një përplasje me mjetin me drejtuese shtetasen R. M. Pas aksidentit Gjuzi u largua nga vendi i ngjarjes duke u rikthyer sërish më pas, pasi patrulla e qarkullimit arriti në vendin e ngjarjes.

Ky shtetas filloi të debatonte me drejtuesen e mjetit me të cilën u aksidentua dhe pas këtij debati është dashur ndërhyrja e efektivëve për të qetësuar situatën. Mirëpo, gjatë ndërhyrjes Fatjon Gjuzi ka filluar të ofendojë punonjësit e policisë, dhe gjatë përpjekjes për ta neutralizuar ai nuk i është bindur urdhrave dhe ka goditur me grushte një punonjës Policie.

Më pas ky shtetas është shoqëruar në komisariat ku i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar se ka qenë në efektin e alkoolit.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Kanosja për shkak të detyrës", dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Punonjësi i Policisë, si pasojë e dëmtimeve të marra nga goditjet e Gjuzit ndodhet në regjim  me raport mjekësor 10 ditor.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ju informojmë se:

Më datë 05.12.2024, në rrugën "Myslym Keta", mjeti me drejtues shtetasin F. Gj., është përfshirë në një përplasje me mjetin me drejtuese shtetasen R. M., dhe më pas shtetasi F. Gj. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi patrulla e qarkullimit ka arritur në vendngjarje dhe ka marrë kontakt me shtetasen R. M., është rikthyer në vendngjarje dhe shtetasi F. Gj. së bashku me mjetin e përfshirë në aksident dhe ka nisur debat me drejtuesen e mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por gjatë ndërhyrjes, shtetasi F. Gj. ka filluar të ofendojë punonjësit e policisë, dhe gjatë përpjekjes për ta neutralizuar, shtetasi F. Gj. nuk i është bindur urdhrave dhe ka goditur me grushte një punonjës Policie.

Më pas drejtuesi i mjetit, shtetasi F. Gj., është shoqëruar në komisariat ku i është bërë testi i alkoolit i cili ka rezultuar:

                •             Testi i parë: 0.82 mg/l

                •             Testi i dytë: 0.66 mg/l

                •             Testi i tretë: 0.71 mg/l.

 

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Kanosja për shkak të detyrës", dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Punonjësi i Policisë, si pasojë e dëmtimeve të marra nga goditjet e shtetasit F. GJ. ndodhet në regjim  me raport mjekësor 10 ditor.

Për këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka dhënë njoftim për arrestimin e këtij shtetasi më datë 06.12.2024, në përmbledhjen ditore.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese