Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Shkoi në Surrel për të marrë paratë, momenti kur Oficeri i Krimeve e kupton se ra në "grackë" dhe tenton të arratiset

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Shkoi në Surrel për të marrë paratë, momenti kur
Arrestimi i Oficerit të Krimeve në Tiranë/ AMP

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin nga AMP e Oficerit të Krimeve në Tiranë, 35-vjeçarit, Kastriot Palushi.

Arrestimi i tij është bërë në flagrancë nga efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Surrel në momentin që 35-vjeçari kishte shkuar për të marrë shumën e parave me vlerën prej 50 mijë lekësh të reja që kishte kërkuar nga pala tjetër. Oficeri i krimeve në komisariatin nr. 4 duke shfrytëzuar postin dhe atributet e policisë gjyqësore, kishte kërkuar shumën e lekëve për të favorizuar palën nga një përgjegjësi penale.

Por siç duket edhe në pamjet e publikuara nga AMP, Kastriot Palushi e ka pikasur që kishte rënë në "grackë" dhe është përpjekur të arratisej duke vrapuar me shpejtësi. Pasi u arrestua, mësohet se Palushi ka mohuar se po kryente korrupsion në funksion të detyrës, por se ndodhej aty për të marrë disa para.

Njoftimi i plotë i AMP:

AMP Tiranë arreston në flagrancë një oficer policie, të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiinit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, ka arrestuar në flagrancë oficerin e policisë, Nënkomisar K. P., 35 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje.

Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 50 mijë lekësh, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese