Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Samir Mane përtej kornizave të biznesmenit, filmohet me tabaka në duar duke shërbyer ujë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Samir Mane përtej kornizave të biznesmenit, filmohet me tabaka
Ne foto: Samir Mane

Samir Mane është biznesmeni i cili pa çka se është pronari i një sërë biznesesh dhe konsiderohet si një prej njerëzve më të pasur në vendin tonë, gjithmonë shfaqet sportiv, mjaft i thjeshtë dhe pa komplekse.

Këtë fundjavë ai së bashku me miqtë e tij ndodhen në jug të vendit. E teksa të gjithë mendojmë se Samirin do e shihnim duke shijuar darkën me shoqërinë e tij, ai ka bërë për ta “kamarierin”.

Në një video të publikuar nga gazetari Blendi Fevziu, Mane shihet me tabaka në duar teksa po u servir atyre gotat me ujë.

Pjesë nga biseda:

Samir Mane: Kam sjellë gotat e ujit se ka shumë punë Dino. Kam sjellë gotat me ujë për ta ndihmuar. 

Fevziu: A të vij të punoj unë por e kam dorën keq? 

Samir Mane: S'ka problem, sot punoj unë nesër e ke radhën ti.  

Fevziu: Do e postoj në Instagram, ta dish. 

Samir Mane: Po.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese