Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Rikthehet reshjet e dëborës, “zbardhet” Korça

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Rikthehet reshjet e dëborës, “zbardhet”
Pamje nga Dardha

Reshjet e dendura të borës janë rikthyer edhe në qytetin e Korçës. Prej mbrëmjes së 8 dhjetorit, juglindja e vendit është nën ndikim të reshjeve të dëborës.

Reshjet janë regjistruar në fshatrat e Dardhës dhe Vithkuqit, teksa borëpastrueset ndodhen në terren për pastrimin e rrugëve.

Ditën e djeshme përmes një njoftimi zyrtar Policia Rrugore u bëri apel shoferëve që të tregojnë kujdes në akset e vendit si pasojë e kushteve klimatike jo të favorshme.

“Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave veçanërisht duke përdorur shenjat dalluese gjatë natës dhe në mot me shi , por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë  duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë prezente me burime njerëzore dhe pajisje teknologjike të shtuara, jo vetëm për të rregulluar trafikun, por edhe për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese