Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO që po thyen rrjetin, kur Erion Veliaj deklaronte me bashkëshorten: I ruajmë lekët në një derrkuc

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO që po thyen rrjetin, kur Erion Veliaj deklaronte me
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

Prokuroria e Posaçme po zhvillon prej kohësh hetime të detajuara mbi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe familjarëve të tij, përfshirë këtu dhe bashkëshorten e të parit të qytetit, Ajola Xoxa.

Në dosjen voluminoze të SPAK, janë faktuar e zeza mbi të bardhë shpenzimet marramendëse të Xoxës për mallra lluksi, shumë e cila shkon deri në 860 mijë euro, por edhe aferat korruptive e transaksione me vlera të mëdha që kalonin sa në një kompani në tjetrën, të cilat janë nën kontrollin e Xoxës.

Por si “shiteshin” vite më parë Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa në daljet  televizive. Një intervistë e kahershme është sjellë në vëmendje të publikut ku Veliaj dhe bashkëshortja e tij thonin përpara kamerave se në vend të një llogarie bankare, ata mbanin në shtëpi një derrkuc të vogël si arkë kursimesh ku fusnin brenda disa monedha të vogla, për t’i përdorur më pas në udhëtime.

Ne bëjmë një jetë shumë modeste, është turp ta themi por kemi një derrkuc të vogël nga ato që vihen kursimet. Nuk jua rekomandojmë më mirë mbajini kurimet në bankë 

Ajo që dimë të themi është se kemi një xhep të vogël dhe si ashtu pa dashje gjithmonë vëmë diçka mënjanë e kur bëhet mjaftueshëm gjithmonë gjejmë një mënyrë të shpejtë e të lirë për të udhëtuar e bëjmë”- shprehet çifti.

Në këtë episod, politikani dhe bashkëshortja e tij e trajtojnë imazhin e tyre si dy personazhe tepër të thjeshtë, të cilët punojnë gjithë kohës për të kursyer diçka më shumë për pushime, por tashmë realiteti i pasqyruar nga SPAK nuk përputhet në asnjë vijë me këto imazhe.

@shkallet.e.jetes

 

♬ original sound - Shkallet e jetes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese