Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Protesta e fermerëve, tonelata të tëra me qumësht “lajnë” autostradën Lushnjë-Fier

Shkruar nga Newsbomb

VIDEO/ Protesta e fermerëve, tonelata të tëra me qumësht

Blektorë nga i gjithë vendi janë mbledhur në një protestë në autostradën Lushnjë-Fier për çmimin e ulët të qumështit dhe subvencionet e munguara nga shteti.

Pasi kanë mbajtur fjalën dhe kanë njoftuar kërkesat të cilat kanë, fermerët kanë derdhur tonelata të tëra me qumësht duke 'larë' rrethrrotullimin e Savrës në autostradën Lushnjë-Fier.

“Ja ku shkoi gjaku i fermereve" – dëgjohet të thotë një protestues pasi sipas tyre çmimi i qumështit nuk i favorizon për tu zhvilluar. 

Policia ka lejuar makinat të lëvizin edhe pse mes qumështit, ndërkohë një fermer dëgjohet duke thënë: Është turp të lini makinat të kalojnë mes qumështit”

Gjithashtu në shenjë protestë, prej një jave fabrikave të qumshtit në vend nuk u është shitur produkti.

Blektorët kanë kërkuar vëmendjen e autoritet të konkurëncës për të hetuar fabrikat e qumështit. Kjo pasi fermerët dyshojnë se fabrikat kanë bërë marrëveshje të fshehtë për të ulur çmimin e qumështit vendas teksa i furnizojnë fabrikat me qumësht importi.

Ata thonë se po u bëhet padrejtësi nga industria e qumështit, për skemat e subvencionimit të cilat janë një mbështetje mjerane, ndërsa një sërë institucionesh nuk ushtrojnë autoritetin sipas ligjit.

“Ne jemi brezi i dytë që duam të zhvillojmë dhe rrisim fermat por nuk po shesim. Qeveria thotë se kanë vizituar 10 milionë turistë Shqipërinë, por mos vallë këta marrin bukën me vete’-  tha një fermer. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese