Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ “Plas grushti” mes protestuesve para Bashkisë së Tiranës, Klevis Balliu futet t’i ndajë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ “Plas grushti” mes protestuesve para Bashkisë së
Pamje nga protesta

Aktivistët e Aleancës për Teatrin dhe protestuesit e opozitës janë mbledhur për herë të tetë përpara Bashkisë së Tiranës dhe kërkojnë largimin e kryetarit Erion Veliaj. Ata e akuzojnë kryebashkiakun se është "koka" e korrupsionit dhe ka shitur drejtorët që janë aktualisht në qeli.

Siç është kthyer në ritual tashmë, protestuesit kanë hedhur flakadanë e molotovë në drejtim të hyrjes së Bashkisë së Tiranës. Përveç këtyre tensioneve, përplasje ka  pasur dhe mes protestuesve.

Siç shihet dhe në pamje, po ashtu si dhe është raportuar nga mediat dy prej protestuesve janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Është dashur ndërhyrja e protestuesve të tjerë dhe Klevis Balliut për t’ i ndarë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese