Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Përhapen frikshëm zjarret në Dropull, zjarrfikës nga 6 bashki dhe 30 efektivë në "luftë" me flakët

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Përhapen frikshëm zjarret në Dropull, zjarrfikës nga
Pamje nga zjarret

Zjarret në disa fshatra të Bashkisë së Dropullit vijojnë të jenë aktivë. Përgjatë natës flakët janë përhapur me shpejtësi në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të Bashkisë Finiq.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ka bërë me dije se helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave Të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv.

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.

Ndërkohë, policia bëri me dije se gjatë hetimeve ka bërë të mundur identifikimin deh arrestimit e autorit të dyshuar të zjarrëvënies. Sipas bluve mësohet se ai është 58-vjeçari, Manol Kokolli, banor në fshatin Frashtan të Dropullit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në pyjet e fshatit Frashtan, në vendin e quajtur "Papasima", kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit M. K., 39 vjeç, banues në fshatin Frashtan, Dropull”, njofton Policia.

Njoftimi i plotë i bluve:

Dropull, Gjirokastër

Policia identifikon dhe arreston autorin e zjarrvënies në pyjet e fshatit Frashtan.

Prej mesditës së djeshme, shërbimet e Policisë kanë mbajtur në kontroll perimetrin ku janë përhapur flakët.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, të asistuar nga një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në pyjet e fshatit Frashtan, në vendin e quajtur "Papasima", kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit M. K., 39 vjeç, banues në fshatin Frashtan, Dropull.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese