
Pasditen e kësaj të premte në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet qytetarë dhe familjarë janë mbledhur në shenjë proteste kundër projekt-ligjit i cili është hedhur në konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë për surrogacinë dhe shtimin e kohës të të drejtës për të abortuar.
Por ajo që ka shkaktuar më tepër reagim tek shumë qytetarë ka qenë martesa e çiftit të së njëjtës gjini Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara.
Martes jo zyrtare mes dy vajzave në tarracën e bashkisë së Tiranës është kundërshtuar nga shumë qytetarë si dhe nga komunitetet fetare të cilët mendojnë se po shkatërrojnë familjen tradicionale.

Me pankarta në duar, qytetarët në sheshin “Skënderbej” dhe para bashkisë së Tiranës po protestojnë në mbrojtje të familjes tradicionale dhe mbrojtjen e themeleve të familjes.
Florjar Arapi, organizatori i protestës në fjalën e mbajtur para qytetarëve ka kërkuar reagimin e opozitës në lidhje me projekt ligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”.
